Fillimi LajmeBotaTurqia shkatërron strehimet dhe depot e terroristëve në Kandil

Turqia shkatërron strehimet dhe depot e terroristëve në Kandil

nga Shekulli Agency

Shkatërrohen depot dhe vendstrehimet e organizatës terroriste PKK në rajonin Kandil në Veri të Irakut.

avion-turkSasi të mëdha municionesh që i përkisnin organizatës terroriste janë shkatërruar në Avaşin-Basyan, Hakurk dhe Gara.

Në operacionin ajror u vranë edhe shumë terroristë.

Në kuadër të Operacionit të Luftës kundër Terrorit, në datën 18 shkurt 2016, avionët F-4E 2020 dhe F-16 të mbështetur edhe nga avioni i Kontrollit të Përcaktimit nga Ajri dhe Avioni i Furnizimit dhe ai Pa Pilot, kanë zhvilluar operacionin përtej kufirit.

Strehimet e terroristëve të përcaktuar në Avaşin-Basyan, Hakurk dhe Gara në Veri të Irakut, janë shkatërruar ndërkohë që janë goditur në shenjë edhe depot e municioneve.

Nga ana tjetër, Forcat e Armatosura Turke vazhdojnë herë pas here edhe goditjet me artileri ndaj organizatës terroriste PYD/PKK në nënprefekturën Azez të Halepit.

Në datën 12 shkurt në rajonin Maranas që zë vend në jugperëndim të Azez-it, terroristët hapën zjarr drejt kufirit të Turqisë dhe Forcat e Armatosura Turke u kundërpërgjigjën në kuadër të rregullave të angazhimit.

/TRT/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies