Fillimi LajmeBotaDeklarata e YPG-së: Do e mbysim Erdoganin në gjakun e vet, Sulmi në Ankara dhe Lufta e Turqisë kundë

Deklarata e YPG-së: Do e mbysim Erdoganin në gjakun e vet, Sulmi në Ankara dhe Lufta e Turqisë kundë

nga Shekulli Agency

Artikulli i Zëdhënësit të Presidencës turke, Ibrahim Kalin për “Daily Sabah”.

İbrahim-KalınDështimi kolosal i komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur popullin e Sirisë gjatë katër viteve të fundit, ka çuar në luftën më të përgjakshme dhe në krizën më të rëndë humanitare të shekullit të 21. Ata që mbështesin grupet terroriste duke i ashtuquajtur ato se luftojnë kundër terrorit, kontribuojnë në një gjendje që faktikisht është duke u përkeqësuar sa vjen edhe më shumë.

Sulmi terrorist në Ankara në datën 17 shkurt, mori 28 jetë dhe la të plagosur më shumë se 60 njerëz të tjerë. Për Turqinë ky lloj terrorizmi nuk është diçka e re, pasi ka qenë duke luftuar me organizatën terroriste PKK dhe organizata terroriste të tjera të ngjashme si PKK-ja që nga vitet 1980. Por sulmi që ndodhi në 17 shkurt, në disa aspekte është parë si i pari i këtij lloji dhe do të ketë pasoja shumë gjithpërfshirëse për luftën kundër PKK-së, si dhe degën e saj në Siri, Njësia e Mbrojtjes së Popullit (YPG) që është krahu i armatosur i Partisë së Unionit Demokratik (PYD). Gjithashtu do të ndikojë në qëndrimin e Ankarasë në lidhje me luftën në Siri.

Tashmë dihet se sulmi është kryer nga YPG. Bombarduesi vetëvrasës Salih Najjar ka hyrë në Turqi në vitin 2014 nga rajoni Hasakah-Qamishli nën kontrollin e PYD-së. Gjithashtu sulmi ka ndodhur në një kohë kur zhvillohej debati nëse do të ketë apo jo sulme vetëvrasëse në qytetet e mëdha të Turqisë si hakmarrje ndaj operacioneve të forcave turke të sigurisë kundër PKK në Cizre, Silopi, Sur dhe Nusajbin.

Një grup brenda PKK-së bën thirrje për sulme të tilla, pasi organizata terroriste ka humbur afër 1.000 anëtarë të saj terroristë gjatë dy muajve të fundit. Nga ana tjetër, një grup tjetër brenda organizatës terroriste kundërshton idenë për arsye se sulmet të tilla vetëvrasëse do të bëjë PKK-në të duket si DAESH-i dhe të sjellë publicitet të keq. Duket se debatin brenda PKK-së e ka fituar grupi i parë.

Gjithashtu duhet të theksohet se në shumë deklarata për shtyp në Amude të Sirisë, vendlindjen e terroristit që kreu sulmin në Ankara, terroristët e PYD-së dhe YPG-së kishin shpallur luftë kundër Turqisë. Në videon e regjistruar më datën 10 shkurt, një javë para sulmit, grupi thotë: “Ne si popull i Amide, tani e tutje, duke përdorur çdo mjet në dispozicion, do të mbrojë të drejtat e popullit tonë”. Ata shprehin mbështetjen e tyre për PKK brenda Turqisë dhe pastaj thonë “Sëbashku me popullin tonë në Kurdistanin Perëndimor dhe Verior, ne do të mbysim Erdoganin (Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan)në gjakun e vet “.

Pas këtyre deklaratave, Murat Karayilan, një udhëheqës i lartë i KCK-së, tha se sulmi në Ankara, “mund të jetë një hakmarrje” ndaj operacioneve të forcave turke të sigurisë ndaj PKK-së në Turqi dhe pozicioneve të YPG-së pranë Azazit në Siri. Ndërsa Forcat Siriane Demokratike, organi kryesor i të cilave përbëhet nga luftëtarët e YPG, ka mohuar çdo përgjegjësi në sulm, por provat tregojnë se YPG fshihet pas këtij sulmi. Ata ndoshta janë duke u përpjekur për të mbrojtur veten nga reputacioni dhe publiciteti i tmerrshëm që tashmë ata kanë fituar nga ky sulm.
Ky sulm ndryshon drejtimin e luftës kundër terrorit që bën Turqia si brenda vendit ashtu edhe në Siri. Autoritetet shtetërore kanë premtuar tashmë se Turqia do të jetë e vendosur në përgjigjen e saj dhe të shkojnë pas terroristëve kudo që ata janë, qoftë në Turqi, Siri apo në Malet Kandil në Veri të Irakut.

Ndërkohë, YPG vazhdon të manipulojë luftën në Siri në favor të saj. Në emër të luftës kundër DAESH-it, YPG , në të njëjtën kohë vepron si një organizatë klientë e Amerikës, Rusisë dhe në të njëjtën kohë edhe e regjimit të liderit të Sirisë, Beshar Esad. Me mbështetje ajrore nga Rusia dhe furnizime nga Amerika, YPG është duke lëvizur në zonat e kontrolluara nga grupet e moderuara të opozitës siriane që në të njëjtën kohë edhe ata mbështeten nga Amerika. Regjimi i Esadit tani shprehet haptazi dhe thotë se siguron armë dhe municione për YPG-në në veri të Sirisë në mënyrë që ajo të mund të kontrollojë veriun e Halepit në dobi të regjimit të saj (regjimi i Esadit).

Tani duke pasur parasysh të gjitha këto, Turqia me shumë të drejtë ka reaguar për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë YPG-së. Tani mund të kuptohet qartë që pas rrëzimit të avionit rus nga Turqia në datën 24 nëntor 2015, Rusia mbështet YPG-në dhe përdor çdo gjë dhe gjithkënd kundër Turqisë.

Dështimi kolosal i komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur popullin e Sirisë gjatë katër viteve të fundit, ka çuar në luftën më të përgjakshme dhe në krizën më të rëndë humanitare të shekullit të 21. Ata që mbështesin grupet terroriste duke i ashtuquajtur ato se luftojnë kundër terrorit, kontribuojnë në një gjendje që faktikisht është duke u përkeqësuar sa vjen edhe më shumë.

/TRT/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies