Një pjesëtar i dyshuar i organizatës terroriste DAESH është vrarë dhe tre të tjerë janë arrestuar të mërkurën në afërsi të kufirit juglindor të Turqisë, në provincën e Gaziantepit.
Forcat e sigurisë thanë se të dyshuarit kishin tentuar të futen ilegalisht në Turqi nga territori i Sirisë, ndërsa pas refuzimit të tyre që ti nënshtrohen urdhërit të ushtrisë për të ndalur, mbi ta ishte hapur zjarr.
‘”Katër persona, përfshirë një të plagosur u arrestuan. 25 vjeçari i plagosur më vonë u është nënshtruar plagëve të marra në spitalin shtetëror në Nizip”, thonë burime nga forcat e sigurisë.