Pavarësisht ndërhyrjeve 3 nga policët nuk kanë arritur të mbijetojnë, ndërsa theksohet se vazhdojnë ende operacionet e nisura për arrestimin e terroristëve.
Si pasojë e një sulmi të ndërmarrë nga anëtarët e organizatës terroriste PKK në rajonin Idil të qytetit Şırnak në Turqi mësohet se nga 7 policët e plagosur tre prej tyre kanë rënë dëshmorë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra mësohet se terroristët e PKK-së kanë shpërthyer lëndën shpërthyese artizanale dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një mjeti të blinduar të policisë.
Si pasojë e sulmit u plagosën 7 policë të cilët u dërguan për të marrë ndihmën e shpejtë në spitalin shtetëror Idil dhe më pas me helikopter u dërguan në spitalin ushtarak në qytetin Şırnak.
Pavarësisht ndërhyrjeve 3 nga policët nuk kanë arritur të mbijetojnë, ndërsa theksohet se vazhdojnë ende operacionet e nisura për arrestimin e terroristëve.