Gjatë një sulmi terrorist të PKK-së kundër një autoblinde të policisë në qytetin e Shërnak (Şırnak) të Turqisë kanë rënë dëshmorë tre policë.
Bombën artizanale të vendosur në një rrugë në qytezën e Silopit, të varur nga provinca Shërnak (Şırnak), terroristët e shpërthyen gjatë kohës së kalimit të autoblindat të policisë.
Në shpërthim, të katër policët që ndodheshin brenda në automjet u plagosën rëndë. Tre prej policëve të plagosur rëndë u transferuan menjëherë në spitalin shtetëror të Silopit, por ata nuk mundën të shpëtojnë pavarësisht ndërhyrjeve të bluzave të bardha.
Pas ngjarjes në zonë filloi operacioni dhe ndodhën konfrontime të nxehta me terroristët.
Në qytezë dëgjohen të shtëna armësh, ndërsa vazhdojnë ende përleshjet midis forcave të sigurisë dhe terroristëve.
Nga ana tjetër si pasojë e aktivizimit të autobombës nga terroristët e PKK-së gjatë kalimit të autoblinde të policisë në qytezën Dargeçit të Mardinit ka humbur jetën një person dhe është plagosur një polic.