Fillimi LajmeBotaTurqi, arrestohen dy puçistë që sulmuan hotelin ku qëndroi Erdogan

Turqi, arrestohen dy puçistë që sulmuan hotelin ku qëndroi Erdogan

nga Shekulli Agency

puc-turPjesëtarët e njësitit special të xhandarmërisë turke mëngjesin e sotëm në qytetin Muglla kanë arrestuar dy pjesëtarë të forcave të armatosura turke, lojal të organizatës terroriste Fetullahçi, strukturat paralele (FETO/PDY), të cilën në natën e tentativës për grusht shteti kryen një sulm në hotelin në të cilin kishte qëndruar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Mbrëmë forcat e sigurisë arrestuan nëntë puçistë, ndërkohë që ka vazhduar operacioni për gjetjen e puçistëve të tjerë.

Puçistët e arrestuar janë mbajtur shkurt në stacionin policor në Marmaris për t’u dërguar më vonë në Njesitin për luftë kundër krimit të organizuar në Muglla.

Njëri nga dy puçistët e kapur së fundmi është gjetur në një pemë në pjesën malore të Mugla-s, dhe i njëjti për një kohë të gjatë u kishte rezistuar përpjekjeve të forcave të rendit për ta bindur të zbresë poshtë.

Në sulmin mbi hotelin në të cilin qëndroi presidenti i Turqisë, Erdoğan, kanë marrë pjesë gjithsej 37 ushtarë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies