Fillimi Shk/TekPokemon Go, 28-vjeçari Nick Johnson përfundon i pari lojën, humbi 10 kg

Pokemon Go, 28-vjeçari Nick Johnson përfundon i pari lojën, humbi 10 kg

nga Shekulli Agency

kot-690002Ka bërë më shumë se 200 km në këmbë dhe ka humbur gati 10 kg, por amerikani Nick Johnson ka arritur ti kapë të gjithë pokemonët, duke u bërë i pari person që përfundon lojën e shumëpërfolur Pokemon Go. 28-vjeçari ka publikuar lajmin në “Reddit”, ku shkruan: “I kapa të gjithë”.

Nick ka rrëfyer për mediat amerikane se ka ecur shumë për ti kapur të gjithë pokemonët. Çdo ditë, për dy javë me radhë, ka dalë nga puna në orën 6 dhe ka vijuar kërkimin për Pokemonë.

“Kam humbur 10 kg dhe kam kaluar shumë netë pa gjumë, në kërkim të Pokemonëve.”- u shpreh ai.

Për të përmbyllur lojën, Nick Johnson ka kapur në total 4600 Pokemon brenda kufijve të New York-ut, mes Manhattan dhe Brooklyn.

28-vjeçari nga Brooklyn punon në një kompani software-sh dhe përveç pasionit për lojën Pokemon Go, ai u angazhua në përfundimin e saj edhe për arsye profesionale.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies