Fillimi LajmeBotaShqiptari ikën nga “arresti shtëpiak” dhe fyen policët “Bëj çfarë të dua”

Shqiptari ikën nga “arresti shtëpiak” dhe fyen policët “Bëj çfarë të dua”

nga Shekulli Agency

kot-544Një shqiptar u arratis nga “arresti shtëpiak” dhe kur u kthye në shtëpi, e ka parë të arsyeshme që të fyejë policët, që shkuan për një kontroll rutinë.  Mediat italiane raportojnë se Arben Cerka, 45 vjeç, banor në Bassano, është i njohur për krime ndaj pronës, dëmtime të rënda dhe kërcënime.

Ai ishte nën arrest shtëpie, sepse, disa vjet më parë, kur ai jetonte në Paderno, në provincën e Trevizos, kërcënoi punonjësit dhe administratorët e një kompanie dhe për këtë kishte një dënim total prej 8 muajsh burgim. Kur oficerët e policisë të qytetit kanë kaluar në rrugën Passalacqua, ku jeton, në shtëpi ishte gruaja e tij, e cila filloi t’i fyejë policët. “Burri im është një njeri i lirë, ne nuk i njohim ligjet tuaja”. Kur Cerka u kthye në shtëpi u tha policëve se “Unë bëj atë që unë dua, sepse jam njeri I lirë”

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies