Fillimi LajmeBotaSHBA, protestë kundër dhunës policore ndaj personave me ngjyrë

SHBA, protestë kundër dhunës policore ndaj personave me ngjyrë

nga Shekulli Agency

Demonstruesit të cilët gjatë protestave mbanin parulla me mbishkrim “Stop për vrasjet e policisë”, reaguan ndaj ekipeve të cilët arritën në vendin e ngjarjes

pro-shba-765Grupi i cili u mblodh para Departamentit Policor të Chicago-s në SHBA, ka protestuar kundër ndërhyrjeve të ashpra të forcave të sigurisë kundrejt personave me ngjyrë.

Demonstruesit të cilët gjatë protestave mbanin parulla me mbishkrim “Stop për vrasjet e policisë”, reaguan ndaj ekipeve të cilët arritën në vendin e ngjarjes.

Ndërsa një grup i cili dëshironte të hyjë në një market në Bulevardin Jeffery, u bllokuan nga ana e policisë dhe sigurimit të ndërtesës.

Gjatë protestave të cilat kohë pas kohe kishin momente të tensionuara, u vërejt që një polic me një automjet hyri mes turmës dhe kishte nxjerrë dorën e tij nga dritarja e automjetit, duke e bërë grusht si protestuesit, i cili më pas u largua.

Në pamjet e kamerave të cilët gjenden tek punonjësit e policisë, më 28 korrik mund të vërehet se i riu me ngjyrë i cili ishte i dyshuar se po i largohej policisë me një automjet të vjedhur, pasi plagoset dhe i vendosen pranga vritet nga e ana e policisë, të cilët më pas ata festojnë për këtë.

Theksohet se kamera mbi policinë i cili vrau të riun me ngjyrë, 18 vjeçarin Paul O’Neal nuk ishte duke incizuar në atë moment. Familja e të riut të cilët i shikuan pamjet, ngjarjen e konsideruan si ‘vrasje’ dhe kërkuan që të dënohen përgjegjësit.

/AA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies