Fillimi LajmeBotaHungaria do të fillojë hetimet rreth institucioneve të FETÖ-s

Hungaria do të fillojë hetimet rreth institucioneve të FETÖ-s

nga Shekulli Agency

“Nëse vërtetohet lidhja mes terrorizmit dhe këtyre institucioneve në fjalë zyrtarët hungarezë do të kalojnë në veprim kundër këtyre institucioneve”

gylen-4336655Ministria hungareze e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Jashtme njoftoi se do të nisë një hetim mbi institucionet e Organizatës Terroriste Fetullahçi (FETÖ) që veprojnë në Hungari.

Kjo ministri në një deklaratë të publikuar në faqen e lajmeve Index e cila operon në Hungari ka theksuar se “Ankaraja ka marrë një iniciativë për mbylljen e disa institucioneve dhe organizatave të cilat operojnë në Hungari dhe të cilat mendohen se kanë lidhje me puçin në Turqi dhe se ofrojnë mbështetje morale dhe financiare organizatës terroriste.”

Në deklaratën ku vihet në dukje se këto kërkesa të Turqisë do të shqyrtohen në kuadër të ligjeve aktuale dhe se kjo çështje i është përcjellë autoriteteve përkatëse është vlerësuar gjithashtu se “nëse vërtetohet lidhja mes terrorizmit dhe këtyre institucioneve në fjalë zyrtarët hungarezë do të kalojnë në veprim kundër këtyre institucioneve.”

Qeveria e Hungarisë pati dënuar ashpër tentativën e puçit në Turqi, ndërsa ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto duke theksuar se ndodhen në solidarizim me presidentin dhe qeverinë turke e cila ka ardhur në pushtet me zgjedhje demokratike, ishte shprehur se “duke e vërejtur këtë tentativë për grusht shteti nga mënyra e kryer dhe numri i personave të vrarë ajo mund të quhet edhe një akt terrorist”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies