Fillimi LajmeBotaSHBA, Gjykata e Apelit konfirmoi pezullimin e ndalesës së Trumpit

SHBA, Gjykata e Apelit konfirmoi pezullimin e ndalesës së Trumpit

nga Shekulli Agency

Gjykata federale e Apelit të enjten refuzoi të kthejë në fuqi vendimin e presidentit Donald Trump mbi ndalesën e hyrjes së banorëve të shtatë vendeve me shumicë muslimane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Vendimi i administratës së presidentit të ri është hedhur njëzëshëm duke sjellë në pikëpyetje motivet e tij dhe me konstatimin “vështirë se do t’i mbijetojë sfidave juridike”.

Tre gjykatës të Gjykatës së Apelit në San Francisco thanë se ndalesa e cila ka të bëjë me muslimanët ka sjellë “akuza serioze” dhe paraqet “çështje të rëndësishme kushtetuese”. Gjyqtarët u pajtuan se gjykatat duhej të merrnin në konsideratë deklaratat e Trumpit dhe këshilltarëve të tij për atë pse duan të sjellin ndalesë të tillë.

Disa momente pas aktvendimit ka reaguar edhe Trump përmes rrjetit social Twitter duke shkruar: “Shihemi në gjykatë: Në pyetje është siguria e kombit tonë”.

Paneli i gjykatësve refuzoi të bllokojë vendimin paraprak të gjykatës më të ulët që pezulloi ndalesën dhe lejoi që shtetasit nga shtatë vendet të hyjnë në SHBA.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies