Fillimi LajmeBotaSHBA, dijetari islam Al-Alwani përcillet drejt banesës së fundit

SHBA, dijetari islam Al-Alwani përcillet drejt banesës së fundit

nga Shekulli Agency

Dijetari i njohur botëror dhe themeluesi i Këshillit të ligjit të Sheriatit (fikhut) të Amerikës së Veriut, Taha Jabir el-Alwani pas një sëmundjeje të gjatë, nderroi jetë të premten

taha-4533Dijetari me famë botërore dhe themeluesi i Këshillit të ligjit të Sheriatit (fikhut) të Amerikës së Veriut, Taha jabir el-Alwani, pas faljes së namazit të xhenazes u përcoll drejt banesës së fundit të dielën në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia mortore u zhvillua në Sterling, në shtetin federal të Virxhinias, ku morën pjesë, përveç familjes dhe miqve, edhe një numër i figurave të shquara.

Kryetari i Këshillit të Marrëdhënieve Amerikano-Islame (CAIR) dhe përfaqësuesi musliman në SHBA, Nihad Avad për AA, tha se vdekja e Alwanit është një humbje e madhe për të gjithë muslimanët.

“Profesor Alwani ishte një dijetar dhe mendimtar i madh. Ai ishte një nga udhëheqësit e brezit të tij. Të gjithë përfituam nga dituria dhe shkenca e tij. Ai la një trashëgimi të rëndësishme në formën e informacionit dhe njohurive në fushën e ligjit të Sheriatit. Ne do të ndjejmë mungesën e tij”, tha Awad.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies