Fillimi Opinion/AnalizaShqipëria mes Gylenit dhe Sorosit

Shqipëria mes Gylenit dhe Sorosit

nga Shekulli Agency

gyl-sor-111-5644Nga: Armir Shkurti

Për shkak të ngutit që ka me Shqipërinë dhe manifestimit të frikshëm të planit të tij për të kapur Shqipërinë, Xhorxh Soros është një realitet i trishtueshëm. Sot Shqipëria mund të quhet një satrapi e perandorit të madh Soros. Ajo administrohet drejtpërdrjet prej njerëzve besnikë të emëruar prej tij.

Por “sëmundje e butë” , ndoshta edhe më e rrezikshme për shqipërinë, është miliarderi turk Fetullah Gylen. Në parim e në thelb janë e njëjta prerje. Edhe në një pjesë të teknikave. Por nëse Soros është më prepotent dhe më teknik në operacionet e tij financiare, Gyleni është më “Babaxhan” dhe oriental në korruptimin.

Rënia e komunizmit dhe fuftërat në ish Jugosllavi shënuan edhe rënien përfundimtare të ideologjive. As komunizëm më, as nacionalizëm, as patriotizëm, asgjë prej gjëje që t’ia vlejë sakrificën. Mbeti vetëm ajo që bashkëfshatari im Hasan Zyko Kamberi i këndoi nja dy shekuj më herët: Paraja.

O paraja murdare

Q’e bën botën avare

Që gjestit porsi zagare

Ja di kimenë parasë.

Ky është ideali, të tjerat mbeten iluzione, utopi, ëndrra, çmenduri, poezi… paraja! Sot plot individë zotërojnë kapitale më shumë se shtete të tëra. Dy prej tyre janë këta.

Babaxhani Fetullah Gylen e ka një ideologji. Ai përdor fenë. Natyrisht nuk e ka armën kryesore, por edhe ajo është një prej mjeteve të tij. Ky individ ka mbi 130.000 mijë kompani të regjistruara me të ardhura vjetore që variojnë nga 30 në 60 miliardë dollarë vetëm në SHBA. Parimi i tij ka qenë futja pa u ndjerë në çdo kapilar të shtetit dhe ngjitja në hierarki pa bërë zë. Kjo është direktiva bazë e këtij sekti që duke infektuar shtetin me strukturën e tij paralele për pak shkaktoi një termet katastrofal në politikën turke që çoi në prag të një puçi shteti.

Çdo mjet është i pranuar në këtë sekt:që nga martesat me shkuesi mes njëri – tjetrit e birësimet deri tek shantazhet përmes regjistrimeve në bisedave a çasteve entime.

Mendo pak një vend kampion të korrupsionit si Shqipëria! Sa pak investim i duhet Gylenit për të korruptuar të korruptuarit, ata që me kohë ia kanë shitur shpirtin “prurësit” me të parë”. Duke qenë se tek ne parazi është shumë më i ulët se tjetërkund, edhe pa e thënë të tjerët, kuptohet vetvetiu se në shqiperi Fetullah Gyleni është ndoshta me më shumë influencë se kudo në ballkan.

Nuk e kam fjalën këtu për infrastrukturën gjigande të arsimimit që nis nga çerdhet e përfundon në doktoratura brenda e jashtëvendit, por tek korruptimi e blerja e drejtpërdrjet e politikanëve dhe funkcionarëve të të gjitha krahëve.

Korruptimi dhe korrupsioni janë në vetvete rrezik shum i madh për demokracinë, për ekonominë, për egsistencën e vendit dhe jetën e gjithësecilit. Por kur kjo është e përzjerë edhe me llogari të krimit të organizuar e terrorit, ky rrezik bëhet edhe më tragjik. Urdhëri i disatë për arrestim i dalë dje kundër këtij miliarderi ka lidhje me strukturat e krimit të organizuar dhe organizatat terroriste edhe për shkak të lidhjeve të forta me partinë popullore kurde PKK (e nxjerrë jasht ligjit). Buxheti i tyre arrin deri në 85 miliard dollarë në vit, falë terrorit dhe trafiqeve të naftës, drogës, qenieve, njerëzore e etj. Me ato para janë blerë edhe gylenistët tanë të shpërndarë tashmë krahas sorosistëve në gjithë kapilarët e jetës politike, ekonomike, arsimore, kulturore, policore, ushtarake, fetare, juridike, mediatike, shëndetësore, e sociale të vendit.

Sot në s Shqipëri ithtarët e Xhorxh Sorosit po përpiqen që, pas betejës së madhe për të dhënë se ai nuk egzistonte, të ndërtojnë legjendën se ai ekziston por është i mirë. Ndërsa Fetullahu e ka ndërtuar ndryshe fabulën e tij: e ka nisur pikërisht nga ndërtimi i imazhit të babaxhanit, të të mirit të madh.

Filma, libra, teatro, legjenda të ndryshme janë krijuar me kujdes për të fetishizuar Fetullah Gylenin dhe filozofinë e tij duke krijuar një Mafie të pa shërueshme, me pasoja të pa imagjinueshme. Ndryshe nga Sorosistët që kanë dalë me shpatë hapur, këta bashkëjetojnë me ne heshturazi, duke na qarë hallet, rrëmbyer zemrat, duke na edukuar nëpër institutet e tyre fëmijët e duke na punësuar në bizneset e tyre. Tashmë shumë prej nesh, edhe pa e ditur , po punojmë për ta sepse

Shqipëria është kthyer në çiflik privat i perandorëve Xhorxh Soros e Fetullah Gylen, nënpunësit e të cilëve jo vetëm kan hapur çdo institucion nga baza në qendër, por tashmë lëvizin politikat qartaz në favor të patronëve.

Si çdo gjë tjetër, tashmë edhe politika është një estradë që luhet sa për të tërhequr vëmendjen, për të shtyrë kohën e për të noterizuar manovrat ekonomike të perandorëve dhe rrjepjen e paskrupullt të shqiptarëve. S’ ka më as të majt as të djathtë. Ka aktorë që ende ruajn formatin tradicional të fasadës demokratike, por vendi ndërkohë ka kaluar në administrim të këtyre dy miliarderëve e ç’mbetet, edhe për ndonjë tjetër.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies