Fillimi LajmeBotaRrusia nis hetimet mbi ngjarjen e airoplanit rrëzuar në gadishullin e Sinait

Rrusia nis hetimet mbi ngjarjen e airoplanit rrëzuar në gadishullin e Sinait

nga Shekulli Agency

Pas rrëzimit në Sinai të një aeroplani i kompanisë ruse Kolavia, rusia ka hapur një hetim për “shkelje të rregullave të fluturimit”.

333-uufhdj-88754Avioni udhëtonte me 224 pasagjerë kryesisht turistë rusë me ekuipazh në bord i cili fluturonte nga Sharm el Sheik drejt Shën Petersburg-ut, është zhdukur nga radari dhe siç theksojnë burimet policore u rrëzua në gadishullin Sinai.

Ky hetim nga rusia është i drejtuar kundër kompanisë Kolavia duke cituar edhe kreun i komisionit hetimor, raporton agjencita ruse e lajmeve,

Departamenti egjiptian i kontrollit të trafikut ajrore kan njoftuar se, “Kanë humbur kontaktin me avionin pak pas ngritjes.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti, 200 të rritur dhe 17 fëmijë gjendeshin në mesin e udhëtarëve.

Nga ana e Ministrisë së Aviacionit Civil Hossam Mohamed Kemal tha se, “është shumë herët për të përcaktuar shkakun e rrëzimit”.

Kryeministri egjiptian Ismail Cherif, i shoqëruar nga ministrat e tij të Shëndetësisë dhe Turizmit shkoi shpejt në vendin e ngjarjes. Ai gjithashtu paraqiti ngushëllimet e tij ndaj Moskës.

Shekulli Agency

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies