Shtëpia e Komitetit për Etikë në një deklaratë tha se ka zbatuar një hetim për çka ka përpiluar rreth 200 mijë faqe me informacione
Një raport nga Zyra e Etikës së Kongresit (OCE) ka zbuluar se veprimet e disa organizatave gjoja të lidhura me SHBA-të, të bazuara në studiuesin turk Fetullah Gulen, kanë rezultuar me shkelje të rregullave të Kongresit nga disa ligjvënës, raporton Anadolu Agency (AA).
Dhjetë kongresmenë dhe 32 anëtarë të stafit, në vitin 2013 udhëtuan në Baku të Azerbejxhanit për të ndjekur një konventë të organizuar nga Kuvendi i Miqve të Azerbejxhanit (AFAZ), Këshilli Bruz i Amerikanëve dhe Eurasians (TCAE), si dhe nga shtatë organizata të tjera nën ombrellën e Aleancës Turko-Amerikane (TAA), i njohuri Gulen – organizatë me bazë në SHBA.
Një hetim mbi financimin e udhëtimit nga Shtëpia e Komitetit të Etikës (të mos ngatërrohet me OCE), e cila ndryshe nga vetë-politika e Shtëpisë së Komitetit, organ i pavarur që nuk ka mënyrë të pushtetit, zbuloi se shpenzimet janë financuar nga disa organizata të tjera, përfshirë edhe nga agjencitë e Azerbejxhanit.
Raporti thotë se ka gjasa që anëtarët e Kongresit të kenë shkelur rregullat e Kongresit për pranimin e “një dhurate të ndaluar të udhëtimit jashtë ligjit dhe rregullores së Shtëpisë, standardeve të udhëheqjes, si dhe ligjit federal”, megjithatë duke theksuar, se ka gjasa që ata nuk kanë qenë në vetëdije në përfshirjen e tyre në organizimet e “paligjshme”.
Ligji amerikan ndalon zyrtarët e saj të marrin grante ose dhurata nga ndonjë qeveri e huaj apo agjenci.
Rregullat lejojnë përfaqësuesit të pranojnë dhurata deri në 50 dollarë mirëpo një kongresisti i janë dhënë 10 mijë dollarë.
Shtëpia e Komitetit për Etikë në një deklaratë në korrik tha se ka zbatuar një hetim për çka ka përpiluar rreth 200 mijë faqe me informacione duke përfshirë 10 mijë faqe të dorëzuara në OCE.
“Komiteti dhe OCE -ja kanë gjetur dëshmi në të cilat një numër i palëve kanë gënjyer ose kanë tërhequr informatat”, thuhet në deklaratë.
Raporti i OCE-së ka gjetur dëshmi se presidenti i AFAZ-it dhe TCAE-së, me bazë në Washington dhe Houston, kanë qenë në fakt i njëjti person me emrin Kemal Oksuz, i cili lidhet me rrjetin Gylenist.
Oksuz dhe katër deputetët mohuan të kenë qenë marrë në pyetje nga Komiteti.
Po i njëjti raport ka shfaqur një tjetër organizatë nga Stambolli me lidhje Gyleniste, Shoqata Kulturore e Bosforit dhe Atlantikut për Miqësi dhe Bashkëpunim (BAKIAD), e cila ka sponsorizuar udhëtime të caktuara për në Turqi të cilat datojnë nga më herët, si dhe për dhënie të dhuratave për kongresistë të caktur.
Sponsorizimet e BAKIAD-it për udhëtimet në Ankara dhe Stambolll asnjëherë nuk janë përmendur në asnjë dokument të publikuar.
President i i një tjetër organizate me lidhje Gyleniste e quajtur “Council of Turkic American Associations” (CTAA), Furkan Kosar tha se BAKIAD ka paguar për të gjitha shpenzimet përfshirë udhëtimin dhe akomodimin për kongresistët si dhe për stafin e tyre.
Përveq CTAA-së edhe tjera organizata për të cilat mendohet se janë Gyleniste, përfshirë “West America Turkic Council”, “Mid-Atlantic Federation of Turkic American Associations” dhe “Turkic American Federation of the Midwest” kanë organizuar udhëtime në Turqi për anëtarë të Kongresit, ndërsa të gjitha këto udhëtime siç raportohet, kanë qenë të sponsorizuara nga BAKIAD.
Zyra për Etikë e Kongresit, tha se nuk është në dijeni sa të holla nga BAKIAD janë shpenzuar për financim të udhëtimeve në periudhën 2010 – 2015.
Një i punësuar në kompani përgjegjës për biletat ka dëshmuar para Zyrës për Etikë se kreu i AFAZ-it dhe TCAE-së Oksuz e ka thirrur në Houston, në maj të vitit 2013 dhe ka marrë 500 dollarë provizion për secilën biletë të klasit ekonomik dhe 1.000 dollarë për biznes -klasin.
Kjo nuk është shkelja e parë nga organizatat që lidhen me Gylenin.
Sikurse lëvizja Gyleniste lufton qeverinë e Ankarasë, organizatat duket kanë lobuar kundër Turqisë nëpërmjet Kongresit Amerikan duke u falë përfaqësuesve dhe senatorëve financimin e udhëtimeve të tyre.
Të njëjtat organizata vitin e kaluar projektuan letra deri tek Departamenti i Shtetit që ishin nënshkruar nga dhjetëra kongresistë në Senat dhe Shtëpinë, të cilët shprehën shqetësime ndaj veprimeve të Turqisë kundër lëvizjes Gyleniste në Turqi.
Hulumtimet e Anadolu Agency (AA) mbi të dhënat e Kongresit, vitin e kaluar zbuluan se individë dhe organizata në SHBA që kanë lidhje me Gylenin kanë dhuruar mbi 500 mijë dollarë disa prej nënshkruesve të letrave, si dhe kanë shpenzuar mbi 300 mijë dollarë për udhëtime në Turqi për dhjetra nënshkrues tjerë.
Një artikull nga gazeta USA Today, të ejnten zbuloi se lëvizja viteve të fundit ka financuar mbi 200 udhëtime të ligjvënësve amerikan në Turqi.
Përveç kësaj, tek shumë prej organizatave, fatura e paguar për udhëtime nuk ka të dhëna si grupe bamirëse me IRS, agjencisë së taksave të SHBA-së. Poashtu, pesë nga grupet në fjalë i kanë treguar IRS-së se udhëtimet janë financuar fshehurazi nga një organizatë në Turqi.
Më 19 tetor gjykata e Stambollit lëshoi një fletë arresti të re për Fethullah Gülen-in pasi aprovoi një aktakuzë prej 1,453 faqesh, ku akuzohet për “tentativë për të përmbysur qeverinë e Republikës së Turqisë, dhe pengim me forcë për të kryer detyrimet e saj ”
Gülen akuzohet edhe për themelim të organizatës terroriste të armatosur e cila do të marrë informacioneve nga shteti, dhe të njëjtat ti përdorë për spiunazh.