Fillimi LajmeBotaPutin ka urdhëruar hakimin për të ndihmur Trump

Putin ka urdhëruar hakimin për të ndihmur Trump

nga Shekulli Agency

CIA dhe FBI janë shumë të bindura në vlerësimet e tyre, ndërsa NSA ka “besim mesatar”, thuhet në raport

Presidenti rus Vladimir Putin direkt ka urdhëruar fushatë që kishte për synim ndikimin e drejtpërdrejt në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në favor të presidentit të zgjedhur Donald Trump, thuhet në një raport të paklasifikuar të inteligjencës të premten.

CIA dhe FBI janë shumë të bindura në vlerësimet e tyre, ndërsa NSA “është më e matur”, thuhet në raport.

“Ne vlerësojmë se Putin, këshilltarët e tij dhe qeveria ruse ka mbajtur preferencë të qartë për Presidentin e zgjedhur Trump përkundër Sekretares Clinton”, thuhet në raportin 23 faqesh.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka vlerësuar se Rusia nuk kishte synim sistemet e numërimit, por ajo kishte qasje në këshillat zgjedhore shtetërore dhe lokale.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies