Fillimi LajmeBotaPolicia në Panama bastis zyrat e Mossack Fonseca

Policia në Panama bastis zyrat e Mossack Fonseca

nga Shekulli Agency

panama-453363Policia në Panama ka bastisur selinë e firmës ligjore, e cila është në qendër të rrjedhjes më të madhe të të dhënave. Prokurorët thanë se operacioni ishte kryer në zyrat e Mossack Fonseca në qytetin e Panama “pa ndonjë incident ose ndërhyrje”.

Skandali “Panama Papers” ka treguar se si disa njerëz të pasur përdorin firmat “offshore” për të shmangur taksat si  dhe për të shmangur sanksionet. Firma ka mohuar akuzat. Ajo thotë se është viktimë e një hakimi dhe që informacioni është duke u paraqitur ndryshe.

Presidenti panamez Juan Carlos Varela ka premtuar se do të punojë me vende të tjera për të përmirësuar transparencën në industrinë e saj financiare “offshore”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies