Fillimi LajmeBotaPlani mësimor pas marrjes së shkollave të FETÖ-s do të ndryshojë

Plani mësimor pas marrjes së shkollave të FETÖ-s do të ndryshojë

nga Shekulli Agency

Kryetari i Bordit të Fondacionit Arsimor të Turqisë Maarif, Cem Zorlu, ka thënë se ky fondacion pas marrjes së shkollave të FETÖ-s në 50 vende të botës, do të nisë mësimin me një plan të ri arsimor.

Zorlu ka vlerësuar për AA procesin e kalimit të shkollave të FETÖ-s në botë tek Fondacioni Maarif.

Cem Zorlu thotë se puna për hapjen e shkollave turke markë dhe me prestigj, është duke ecur me ritme të shpejta. Ai ka thënë se momentalisht janë duke punuar për ngritjen e statusit juridik dhe fizik të këtyre shkollave sipas kushteve të vendeve ku ato do të funksionojnë.

“Do të ketë ndryshime të rëndësishme të planeve mësimore”

Duke vënë në dukje se në shkollat e marra FETÖ-s në vende të ndryshme ka patur ndryshime të rëndësishme, Zorlu shprehet: “Ne si Fondacioni Maarif duam që të përfundojmë me sukses bisedimet me 50 shtete që kemi planifikuar për përfundimin e kalimit të shkollave tek institucioni jonë dhe më pas të nisim arsimin me planin tonë mësimor. Do të ketë ndryshime të rëndësishme të planeve mësimore. Këto ndryshime do ti bëjmë në kuadër të bisedimeve me familjarët e nxënësve dhe duke u bazuar në hulumtimet shkencore në lidhje me këtë temë. Krahas dhënies së informacionit, aftësive dhe mundësimit të pranisë së aftësive dhe pajisjeve teknike, plani jonë mësimor synon përgatitjen e individëve hulumtues, në paqe me atë që e rrethon, në harmoni me vlerat e shoqërisë dhe një individ me mendje prodhuese”.

Në shkolla do të ketë mësim të gjuhës turke

Duke dhënë detaje mbi planin arsimor, Zorlu thotë se një nxënës që mbaron këto shkolla do të ketë mundësi të mësojë dhe njohë mirë dy gjuhë, shkrimin dhe leximin e tyre. Ai vë në dukje se në shtetet ku ata tashmë operojnë, punojnë në koordinim me kërkesat e prindërve dhe të drejtuesve të vendit.

Duke vënë në dukje se në shkollat e FETÖ-s në Afrikë mësimi ofrohet në frëngjisht, ndërsa në rajonet e tjera në anglisht, Zorlu në vijim thotë: “Ndryshe nga ky plan mësimor tek shkollat tona do të mësohet mirë turqishtja. Madje mund të ketë edhe klasë përgatitore për turqishten”.

Shtetet janë pro kalimit të shkollave

Zorlu në vijim thotë se gjatë bisedave me shumë drejtues dhe zyrtarë të shteteve të ndryshme ata kanë marrë qasje pozitive për kalimin e shkollave nga FETÖ tek Fondacioni Maarif.

“Nëse në finalizojmë punën tonë, mendoj që në këto vende nuk do të kemi probleme. Gjendja ku Turqia e cila gjithmonë ka qenë pranë atyre që iu bëhet padrejtësi ka ardhur sot është një gjendje shprese për shumë vende dhe drejtues të tyre. Ndërsa një institucion si Maarifi i dalë nga një shtet kaq i madh mendoj që do të ndikojë pozitivisht në punën e tij”, shton ai.

Kryetari i Bordit Drejtues të Fondacionit Arsimor të Turqisë Maarif, Zorlu në lidhje me marrjen nën administrim të shkollave të FETÖ-s jashtë Turqisë thotë: “Kemi marrë administrimin e shkollave në Guine. Me Çadin, Somalinë, Sudanin, Senegalin, Gabonin, Mauritania-n dhe Nigerin kemi firmosur një marrëveshje mirëkuptimi. Ndërkohë me vende, si Pakistani, Afganistani, Bosnjë dhe Hercegovina, Shqipëria, Tajlanda, Kamboxhia, Qipro Turke, Iraku, Iraku i Veriut, Moldavia, Uganda, Australia, Indonezia dhe Azerbajxhanin bisedimet janë duke vazhduar. Besojmë se këto bisedime do të mbyllen pozitivisht”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies