Fillimi LajmeBotaKina “shqetësime të thella” për deklaratën e Koresë së Veriut

Kina “shqetësime të thella” për deklaratën e Koresë së Veriut

nga Shekulli Agency

Kina e ka pritur me “shqetësim të thellë” deklaratën e Koresë së Veriut se mund të lëshojë raketë balistike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lu Kang, në një konferencë të përditshme për shtyp të mbajtur në Pekin ka rikujtuar se është i qartë vendimi i Këshillit të Sigurisë i Kombeve të Bashkuara në lidhje me veprimtaritë testuese me teknologjinë e raketave balistike të Koresë së Veriut.

Duke vënë në dukje se situata në gadishullin e Koresë është “jashtëzakonisht kompleks dhe e ndjeshme”, Lu iu ka bërë thirrje palëve që “të distancohen nga retorikat dhe qëndrimet që rrisin tensionet”. Ndër të tjera ai është shprehur se i ndjekin me “shqetësime të thella” deklaratat aktuale dhe se qeveria e Pekinit “do të vazhdojë të ndjekë nga afër” zhvillimet në rajon.

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut kishte deklaruar se “në një kohë që do ta përcaktojnë ata vetë, mund të lëshonin një raketë balistike ndërkontinentale”. Pas kësaj deklarate edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter kishte theksuar se në një situatë të tillë “mund të rrëzonin raketën e Koresë së Veriut”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies