Fillimi LajmeBotaPerkujtohet Presidenti i 8-të i Turqisë, Özal

Perkujtohet Presidenti i 8-të i Turqisë, Özal

nga Shekulli Agency

Në ceremoni merrnin pjesë të afërm dhe zyrtarë të lartë të shtetit turk. Në ceremoni është lexuar edhe një përmbledhje për jetën e tij. Më pas është vendosur një kurorë me lule nga Presidenca e Turqisë dhe është mbajtur qëndrim nderi në përkujtim të tij

kot-87766Është përkujtuar me një ceremoni pranë vendit ku prehen eshtrat e tij, Presidenti i 8-të i Turqisë, Turgut Özal, në 23 vjetorin e vdekjes, raporton (AA).

Në një deklaratë për mediat foli edhe bashkëshortja e tij, Semra Özal e cila u shpreh: ”Ashtu sikurse Turqia Turgut Özal-in e përkujton dhe kërkon edhe bota po ashtu e kërkon. Tani e kuptuan rëndësinë e tij”.

Ndërkohë në një mesazh të publikuar Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është shprehur: ”I ndjeri Turgut Özal ka luajtur një rol parësorë për zhvillimin dhe ecjen përpara të Turqisë si dhe ka zënë një vend të veçantë në zemrat e popullit tonë. Me rastin e përvjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit të 8-të të Turqisë, Turgut Özal, e kujtoj me respekt dhe lus Allahun ta përfshijë në mëshirën e tij”.

Një mesazh në lidhje me përvjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit të 8-të, Turgut Özal, ka publikuar edhe Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu. Në mesazhin e tij Davutoğlu është shprehur: ”I ndjeri Turgut Özal është shembull se si populli jonë i vyer i del në mbrojtje një personaliteti shtetërorë i cili ishte i mishëruar me popullin dhe vlerat e tij. Stili i tij i veçantë i cili kishte në qendër dialogun me të gjithë dhe përqafimin e të gjithë popullit nga fëmijët deri tek të moshuarit nuk ka për tu harruar. E kujtoj me respekt Turgut Özal-in në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Me detyrat që mori përsipër Tugut Özal i ka shtuar vlerat dhe është një nga personalitetet më të vyera të historisë sonë të afërt”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies