Sipas burimeve zyrtare si pasojë e sulmeve të njëpasnjëshme në afërsi të stadiumit “Stade de France” në rrugën “Charonne” si dhe në sallën e koncerteve “Bataclan” në Paris, janë vrarë 158 persona.
Pyetur pas orës 22:30, rajoni i policisë numëronte katër shkëmbime zjarri në Bataclan dhe rrugën “Charonne”.
Në vendngjarje janë mobilizuar forca të shumta policie dhe janë vendosur kordonë sigurie.
“Presidenti francez, François Hollande, i cili ishte I pranishëm në ndeshjen miqësore mes Francës dhe Gjermanisë në Stadiumin e Francës, u evakua nga shërbimet e sigurisë”, sipas i-Télé.
Ai shkoi menjëherë në Ministrinë e Brendshmë për të marrë në dorë situatën me kryeministrin, Manuel Valls dhe ministrin e Brendshëm, Bernard Cazeneuve.