Fillimi Opinion/Analiza“Partizanët Kalemxhi Mediatik” janë racist fetar antishqiptar!!…

“Partizanët Kalemxhi Mediatik” janë racist fetar antishqiptar!!…

nga Shekulli Agency
Savash-Veliu

…”Si është media sot, ashtu do të jet kombi nesër”.

Savash VELIU:

“Nuk është “illuminist i ndritur” ai Intelektual i cili pa fije turpi dhe ndërgjegjsie shanë prejardhjen e traditave Kombëtare dhe ato Fetare si identitete me cilësi vlerash të pastra të kombit që   ngërthejnë brenda vetes moral të lartë kulturo-civilizues si pasuri të shenjta shpirtëro-material të tij. Ky është person që gjatë gjykimit të tij nuk e ka vënduar në praktik “fuqinë mendore” të logjikës së shëndosh, sepse është injorant dhe snob ‘’tru shpërlar‘’ i verbuar pas kulturave të huaja ideologjike të panjohura për vendin tonë”!   

Sot fatkeqësishtë më shumë se kurr luftohen vlerat e islamit nga vet  njerëzit tanë, ndoshta më shumë se armiqët e fqinjësisë sonë, bile tendencat janë edhe më të zeza se ato katolikocentriste. 

Cdo ditë na dalin disa të tillë që shpifin me “Europianizmin” e tyre të degjeneruar se ajo është që respekton dhe vlerëson të drejtat kombëtare dhe fetare si dhe të drejtat e njeriut. Por harojnë se një pjesë e mirë e antarësisë së UE-së dhe të Vatikanit nuk e shohin të arsyeshme ende të njohin shtetin e ri të Kosovës!? 

Ky operacion Mediatik u shfrenos mbi muslimanët shqiptar kinse disa shtete arabe votuan kundër, tjerët pro dhe disa abstenuan. Kësi gjëra shohim të bëhen nga matrapaza pseudopatriot që menjëherë sulmojnë fenë dhe unitetin shqiptarë musliman si një objekt talljeje.

“Ra ky “UNESCO” dhe e pamë veten! Si gjithnjë shpejtuan trushpërlarët funksionar politik dhe ato intelekuaj të “ndritur” mediatik që të bëjnë në opinion “jashtqitjen” senzacionale duke u  shfryer mbi bashkëkombasit musliman si kryefajtor për mospranimin e shtetit Kosovë në organizmën e Kulturës botërore. Por harojnë se po të  ndodhte e kundërta po ata sërish do të shanin. Janë këta media që financohen nga “Opus Dei” në Kosovë që ja nisën parapropagandën; “të sulmojmë sa nuk na sulmuan”!

Këta “Opusdeista kolon” e bëjnë këtë për ta arsyetuar idiotësin e vet duke u paraqitur në stilin e patriotizmit gjerë në atë pikë sa edhe bëjnë thirrje për ikje publike nga islami, ngase ai është penges për rrugën tonë drejtë Evropës?!

Sot Lufta Mediatike ua kontrollon mendjen e disa “Intelekuajve  kalemxhi” shqiptar të cilët kanë pranuar fatalizmin mbi vete, duke  dëmtuar rëndë imazhin e shqiptarisë jashtë me veprimet e tyre dhe brenda duke manipuluar rëndë me ndjenjat dhe synimet ideale të kombit. Këta partizan Mediatik veprojnë për të huajt si strategji e thellë ndërkombetar brenda organizmit tonë duke dezorientuar mendimet publike në llogari të të huajve që si traditë qindvjeçare vepron në shpërdarje të “informatave të ndyra” duke operuar në fundosjen e interesit tonë mes feve vëllezëror. Një Fjalë e urtë thotë kështu; ‘’Nëse don ta humbësh lirinë, tregoja njeriut të ndytë fshehtësinë’’.  

Nuk e bënë Shqiptari i mirë këtë tradhëti mbi vetbeten cilës do fe t’i takoj që krahas të gjitha atributeve që si individ i gëzon në identitetin e tij fetar, vlerë kjo që na bën neve tok në një qëllim të përbashkët kombëtar për veprim në shpalosjen “e vertetës” e jo të kundërtën. Sepse e vërteta e cila nuk i bën dobi njerëzve, s’êshtë e vërteta. Kur intelektualёt e ndihmojnё njёri-tjetrin nё ligёsi, ata pёrfundojnё duke e urryer njёri-tjetrin.

Alija Izetbegoviqi kështu thotë; “Deri më tani kemi folur për dëmet dhe humbjet që na i sollën të tjerët. Koha është që të fillojmë të flasim për dëmet dhe humbjet që ia sjellim vetvetes. Ky do të jetë fillimi i pjekuris sonë!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies