Fillimi LajmeBotaLiderët islamë japin mesazhe të qarta për tensionet sektare

Liderët islamë japin mesazhe të qarta për tensionet sektare

nga Shekulli Agency

I ftuar në një emision të kanalit TRT Haber Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin tha se në Samitin e 13-të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) organizuar në Stamboll, liderët dhanë mesazhe të qarta në lidhje me tensionet sektare.

kalinZhvillimet në Samit Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin i vlerësoi për kanalin informativ TRT Haber. Në këtë samit, ku Turqia mori kryesinë e radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) doli një deklaratë e rëndësishme me 218 pika.

Për periudhën e ardhshme janë përgatitur dokumente që përcaktojnë kornizën kryesore të programit politik që do të ndjekë Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) dhe vendet anëtare të saj, dokumente që përmbajnë çështje të rëndësishme siç janë: Krimeja, Qiproja, Ahiska, Turqit e Perëndimit, Kashmiri, Palestina etj., sqaroi Kalin.

Lidhur me vizitën e Presidentit të Iranit, Hasan Ruhani në Ankara Zëdhënësi Kalin tha: “Ata (Teherani) duan që lufta në Siri të mbarojë sa më shpejt që të jetë e mundur, por nuk pajtohemi në çështjen e Esadit. Nuk do të ishte e drejtë që marrëdhëniet Turqi-Iran, politikën rajonale të të dy vendeve të reduktoheshin vetëm me këtë çështje”.

Ndërsa për marrëdhëniet me Izraelin, Ibrahim Kalin tha se bisedimet po i afrohen fundit.

-“Shpresojmë që këtë problem ta zgjidhim në një mënyrë të drejtë dhe qëndrueshme”, u shpreh Zëdhënësi i Presidencës turke.

/TRT/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies