Zëvendës-kryeministri i Turqisë Numan Kurtulmus deklaroi sot në Stamboll se atentati i mbrëmshëm ndaj ambasadorit rus Andrey Karlov është drejtpërdrejt i drejtuar mbi marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë të cilat kohëve të fundit janë në ngritje.
“Vrasja e ambasadorit rus në Turqi në kohën kur dy vendet janë të përcaktuara për tejkalimin e problemeve mes veti drejtpërdrejt ka pasur për qëllim prishjen e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë”, tha Kurtulmus.
Zëvendës kryeministri turk tha se ngjarja hetohet deri në detajin më të vogël, por theksoi se është e qartë se bëhet fjalë për provokim për shkak të të cilit duhet patur kujdes.