Zëvendëskryeministri turk Numan Kurtulmuş pas sulmit terrorist mëngjesin e sotëm ndaj stacionit të xhandarmërisë Durak, në Şemdinli të provincës Hakari, ka thënë se Turqia nuk do të dorëzohet para organizatave terroriste.
“Turqia kurrë nuk do të dorëzohet para organizatave terroriste. Do të jepet llogari për këtë sulm mizor”, tha Kurtulmuş.
Ai përmes rrjetit social Twitter u shprehu ngushëllime familjeve të ushtarëve të rënë dëshmorë.
Ndryshe, pjesëtarët e organizatës terroriste PKK në orët e mëngjesit bombarduan stacionin e xhandarmërisë Durak, në të cilin humbën jetën nëntë ushtarë turq dhe 11 të tjerë u plagosën.
Nga shpërthimi i fuqishëm është krijuar një krater disa metra i thellë.