Fillimi LajmeBallkaniMaqedoni: BESA dhe RDK ftojnë LR-PDSH-në dhe Unitetin në takim

Maqedoni: BESA dhe RDK ftojnë LR-PDSH-në dhe Unitetin në takim

nga Shekulli Agency

bes-6655Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe ai i RDK-së, Fadil Zendeli, u kanë shkruar letër të përbashkët publike liderit të Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela dhe liderit të partisë Uniteti, Gëzim Ostreni, për një takim të përbashkët të partive të reja opozitare shqiptare në Maqedoni. Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Faton Fazliu, ka deklaruar për Televizionin Shenja se nëpërmjet kësaj fryme këto katër parti do të mund të formojnë një koalicion të mirëfilltë opozitar.

“Ne bëjmë thirrje që të mërkurën të ketë një takim liderësh të katër subjekteve opozitare jashtëparlamentare, me synimin që të ngritet një frymë e bashkëpunimit dhe pastaj të formohen komisionet përkatëse të cilët do ta vazhdojnë këtë aktivitet me qëllim të një koalicionimi të mirëfilltë ndëropozitar”, tha zëdhënësi i BESËS, Faton Fazliu.

Fazliu gjithashtu rikujton se Lëvizja Besa dhe RDK, përmes një takimi muaj më parë patën arritur koalicion.

“Kjo është një thirrje për një bashkëpunim partiak, pasi që ne si Lëvizje Besa kemi një bashkëpunim dhe koalicionim me RDK-në e Fadil Zendelit”, shtoi më tej Fazliu.

Në thirrjen e këtyre dy partive thuhet që ky takim fillimisht bëhet për të dhënë frymën e bashkëpunimit, që pastaj të rezultojë me komunikimin dhe dialog të grupeve të punës, që ato të mund ta vazhdojnë procesin e bashkërendimit të aktiviteteve për arritjen e këtij synimi.

Liderët e katër partive të reja opozitare shqiptare pritet të takohen të mërkurën (më 12.10.2016) në orën 12.00 në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup. Nga Lëvizja Besa thonë që deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim as nga LR-PDSH, as nga Uniteti, ndërsa për të njëtën pritet të ketë një përgjigje brenda ditës e më së voni deri ditën e nesërme.

Lëvizja Besa dhe Rilindja Demokratike Kombëtare që udhëhiqet nga Fadil Zendeli kanë arritur së fundi një marrëveshje për bashkëpunim në fazën e zgjedhjeve.

Emine Ismaili /SHENJA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies