Fillimi LajmeBotaKoreja e Veriut ndalon qasjen në Facebook, Twitter dhe YouTube

Koreja e Veriut ndalon qasjen në Facebook, Twitter dhe YouTube

nga Shekulli Agency

Në njoftim thuhet se janë bllokuar faqet e propagandës kundër Koresë së Veriut dhe web-faqet dedikuar të rriturve në YouTube, Facebook, Twitter, Zëri Amerikës dhe mediat nga Koreja e Jugut

twi-you-46335Koreja e Veriut ka njoftuar zyrtarisht se ka bllokuar qasjen në rrjetet sociale Facebook, Twitter, YouTube dhe web-faqet nga Koreja e Jugut nga shkaku i shqetësimit të autoriteteve për përhapjen e informacioneve.

Njoftimi i Ministrisë për Postën dhe Telekomunikacionin këtë javë u është bërë i ditur përdoruesve të operatorit më të madh në vend Koryolinka.

Në njoftim thuhet se janë bllokuar faqet e propagandës kundër Koresë së Veriut dhe web-faqet dedikuar të rriturve në YouTube, Facebook, Twitter, Zëri Amerikës dhe mediat nga Koreja e Jugut.

Ndërkohë, një numër i vogël i qytetarëve kanë qasje në internet në Korenë e Veriut, kryesisht në rrjetet e kontrolluara nga qeveria, ndërkohë që për shtetasit e huaj qasja ka qenë e pakufizuar.

/AA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies