29
Ish ministrja për punë të brendshme Gordana Jankulloska, arriti në gjykatën themelore numër një të Shkupit së bashku me avokatët e vetë me ftesë të gjykatës e cila do të duhet të vendos nëse do t’ia merr pasaportën me kërkesë të PSP.
Këshilli Penal i Gjykatës Themelore 1 të Shkupit, sot përpos për marrjen e pasaportës të Jankulloskës do të vendos edhe për marrjen e dokumenteve të udhëtimit të dy eprorëve të DSK dhe një arkivisti në Drejtorinë e pestë, të gjithë të dyshuar në rastin e PSP të quajtur „Fortesa“.