Si drejtori i Fondacionit “Mirësia”, ashtu edhe përfaqësuesit e pushtetit vendor vlerësuan ndihmën dhe kontributin e popullit dhe shtetit të Turqisë në Shqipëri dhe në veçanti kontributet e Fondacionit IHH
Fondacioni “Mirësia” në bashkëpunim me Fondacionin Humanitar nga Turqia IHH në kuadër të ditëve të solidarizimit me jetimët sot organizuan një aktivitet kulturor me fëmijët jetim të qarkut Dibër në Shqipëri, ku u shpërndanë edhe ndihma të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesë të përzgjedhura nga Kurani, himnet kombëtare të Turqisë dhe Shqipërisë, ilahi dhe recitime të ndryshme ishin pjesë e këtij programi festiv. Në këtë aktivitet merrnin pjesë kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, përfaqësues të qarkut Dibër, drejtori i Qendrës Kulturore “Yunus Emre” në Tiranë, Salih Gültekin, përfaqësuesi i IHH-së nga Turqia, Mustafa Özbek, drejtori i Fondacionit “Mirësia”, Korab Kaja, drejtues të shoqatave të ndryshme humanitare dhe kulturore, fëmijë jetimë dhe familjet e tyre, si dhe banorë të zonës së Dibrës, Bulqizës dhe Matit.
Si drejtori i Fondacionit “Mirësia”, ashtu edhe përfaqësuesit e pushtetit vendor vlerësuan ndihmën dhe kontributin e popullit dhe shtetit të Turqisë në Shqipëri dhe në veçanti kontributet e Fondacionit IHH.
Fondacioni “Mirësia” me mbështetjen e Fondacionit IHH ndihmon 1300 jetimë. Ky aktivitet organizohet për të dytin vit radhazi, ndërsa në kuadër të ditëve të solidarizimit me jetimët shpërndahen ndihma ushqimore dhe veshmbathje, si dhe organizohen veprimtari sportive, kulturore dhe artistike.
Fondacioni IHH ashtu sikurse në shumë vende të tjera të botës prej kohësh ndihmon dhe ju qëndron pranë edhe fëmijëve jetimë shqiptarë. Ndihma e këtij Fondacioni ofrohet në shumë fusha ku mund të veçohet ajo e arsimit, me anë të bursave të ndryshme, ndihmave në artikuj shkollorë, etj.