Fillimi LajmeBotaHetimet për “strukturat paralele”, arrestohen në Turqi 50 persona

Hetimet për “strukturat paralele”, arrestohen në Turqi 50 persona

nga Shekulli Agency

Personat e arrestuar ndërlidhen me rastin e “strukturave paralele”, konkretisht organizatën terroriste FETO apo lëvizjen e njohur si Hizmet, në krye me Fetullah Gulen

arestim-turqiNë rastin e “strukturave paralele” në Turqi, në disa qytete, janë arrestuar 50 persona, në mesin e të cilëve gjenden edhe ish-rektori i Universitetit Suleyman Demirel (SDU), Hasan Ibicioglu, raporton (AA).

Siç mëson gazetari i AA-së, Prokuroria në Isparta, qytet në jugperëndim të Turqisë, në kuadër të hetimeve mori vendimin për arrestimin e 56 personave. U arrestuan edhe disa profesorë dhe biznesmenë, ndërkohë ende kërkohet për gjashtë persona.

Personat e arrestuar ndërlidhen me rastin e “strukturave paralele”, konkretisht organizatën terroriste FETO apo lëvizjen e njohur si Hizmet, në krye me Fetullah Gulen.

Ndërkohë, Prokuroria në Stamboll në mars të vitit të kaluar kërkoi privimin nga liria të Fetullah Gulenit, udhëheqësin e lëvizjes të cilin Prokuroria e ngarkon për një varg aktivitetesh të paligjshme. Autoritetet turke më 2 shkurt kërkuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës heqjen e “kartës jeshile” të Fetullah Gulenit.

Atij më 28 janar të vitit 2015 në bazë të “dhënies së dëshmisë së rreme” i është anuluar pasaporta turke. Turqia më herët ka lëshuar fletë-arrest për Gulenin, i akuzuar për udhëheqje të organizatës kriminale dhe tentim të grusht shtetit me qëllim të përmbysjes së qeverisë së Recep Tayyip Erdogan, atëherë kryeministër, ndërsa tani president i Turqisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies