Fillimi LajmeBotaGjyqi ndaj “imamëve”/ Prokuroria jep pretencën për 9 të akuzuarit

Gjyqi ndaj “imamëve”/ Prokuroria jep pretencën për 9 të akuzuarit

nga Shekulli Agency

imam-akuz-654555(SHQIPËRI) Prokuroria ka dhënë sot pretencën për 9 imamët e vetë-shpallur. Gjyqi ndaj imamëve po zhvillohet sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Mësohet se prokuroria ka kërkuar 15-20 vite burg për secilin nga të akuzuarit. Sipas institucionit të akuzës, Genci Balla dhe Gerti Pashja duhet të dënohem me 20 vite burg. Për Bujar Hysa, Orjon Reçi, Verdi Morava, Fadil Muslimani, Astrit Tola, dhe Edmond Balla është kërkuar 15 vite burg. Ndërsa për Zeqir Ymerin, prokuroria ka kërkuar 17 vite burg.

Prokuroria ka kërkuar në total 152 vite burg për 9 të akuzuarit. Imamët e vetëshpallur akuzohen se kanë rekrutuar luftëtarë shqiptarë në luftën e Sirisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies