Gazetari i AA-së ishte ndaluar nga policia amerikane gjatë monitorimit të ngjarjeve në Ferguson të cilat filluan pas vrasjes nga policia të riut me ngjyrë, Michael Brown
Gjykata e SHBA-së në vendimin e saj për ndalimin e gazetarit të Anadolu Agency (AA), Bilgin Şaşmaz, gjatë ngjarjeve në Ferguson tha se nuk ka pasur ndonjë shkak për ndalimin e tij dhe se policia e ka ndaluar gabimisht. Gjykata vendosi gjithashtu fshirjen e të gjitha procesverbaleve të mbajtura në lidhje me këtë ngjarje nga ana e policisë.
Gazetari i AA-së ishte ndaluar nga policia amerikane gjatë monitorimit të ngjarjeve në Ferguson të cilat filluan pas vrasjes nga policia të riut me ngjyrë, Michael Brown. Procesi gjyqësor i hapur nga gazetari Shashmaz për këtë ngjarje, ku gjatë ndalimit të tij ai u dhunua nga forcat policore, përfundoi.
Gjykata e rajonit St. Louis në Missouri dha një vendim pro gazetarit i cili gjatë detyrës së tij u dhunua nga policia amerikane. Në leximin e përfundimit Gjyqtarja e çështjes, Maura McShane, tha se policia nuk ka pasur ndonjë shkak të arsyetueshëm për të ndaluar gazetarin dhe se gazetari nuk ka bërë ndonjë veprim penal për tu ndaluar. Ajo urdhëroi të fshirjen të gjitha dokumentacionet e policisë për ndalimin ‘e gabuar’.
Ndërkohë Avokati i Organizatës së Bashkimit Amerikan për Liritë Civile, (ACLU), Anthony E. Rothert tha: ”Gjykata vendosi se ndalimi i gazetarit Shashmaz është kryer si pasojë e keqinformimit. Në vendim thuhet që nuk ka pas ndonjë shkak për arrestimin e tij”.
Gazetari Bilgin Shashmaz ishte ndaluar nga policia e St. Louis, për shkak se kishte fotografuar një polic të këtij rajoni ndërkohë që i kishte drejtuar armën protestuesve gjatë tubimeve kundër vrasjes së të riut me ngjyrë, Michael Brown.
Gazetari Bilgin qëndori 6 orë i burgosur. Ai u dhunua dhe u kërcënua me vdekje. Pas kësaj ngjarjeje gazetari e kishte dërguar çështjen në gjykatë.
– Gazetari u dhunua edhe pse thërriti disa herë me zë të lartë ”media”
Në kërkesën e hapjes së procesit gjyqësor shkruhet se një efektiv i policisë, identiteti i të cilët nuk bëhet i ditur ka dhunuar gazetarin Shashmaz. Pasi nuk ka pranuar të largohet nga zona ai e ka prangosur dhe shoqëruar në polici.
Në kërkesë shkruhet se edhe pse gazetari ka thërritur me zë të lartë disa herë ”media, media” është dhunuar dhe i është dëmtuar aparati fotografik, si dhe i është konfiskuar baza materiale, gjë e cila është në kundërshtim me nenin 1, 4 dhe 4 të kushtetutës së SHBA-së.
Këto momente janë regjistruar edhe nga media të pranishme aty. Ndërkrohë pas kësaj ngjarjeje media vendase dhe nga Turqia kanë dënuar aktin dhe kanë kërkuar drejtësi.