Fillimi LajmeBotaForcat turke vrasin 13 terroristë të PKK-së, përfshirë një snajperist

Forcat turke vrasin 13 terroristë të PKK-së, përfshirë një snajperist

nga Shekulli Agency

arest-turqi-7666Burime nga forcat turke të sigurisë thonë se gjatë një operacioni në provincën Hakkari janë vrarë 13 terroristë të PKK-së, përfshirë një snajperist, raporton (AA).

Duke folur në kushte anonimiteti nga shkaku i një ndalese për të dhënë deklarata për mediat, burimi në fjalë tha se operacioni është ndërmarrë pasi forcat e sigurisë kanë zbuluar tre terroristë përfshirë një snajperist të cilët kanë qenë duke lëvizur rrugës nga Yuksekova drejt Semdinlit të qarkut të Hakkarit.

Snajperisti me nofkën “Kitaristi” thuhet të ketë qenë i përfshirë në luftimet disajavëshe në Yuksekova.

Në mënyrë shtesë forcat e sigurisë vranë edhe dhjetë terroristë tjerë gjatë një operacioni në të cilin janë konfiskuar tre mitralozë, pesë kalashnikovë, katër rakethedhës dore, një snajper, katër pistoleta, 2.000 karikatorë si dhe ekspoliziv.

Burimi ka sqaruar më tej se është gjetur edhe një hartë me një shtëpi të nënvizuar në Yuksekova, ku është kryer një bastisje që ka rezultuar me konfiskimin e 39 kalashnikovëve dhe 4.000 karikatorëve.

Më shumë se 350 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë rënë dëshmorë që kur PKK-ja, e cila është në listën e organizatave terroriste të Turqisë, SHBA-ve dhe BE-së, rifilloi fushatën e saj të armatosur 30 vjeçare në korrik të vitit të kaluar.

Mijëra terroristë të PKK-së po ashtu janë vrarë gjatë operacioneve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies