Forcat e Armatosura Turke vazhdojnë të godasin fuqishëm organizatën terroriste PKK si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Mbrëmë vonë, u zhvilluan 3 operacione ajrore kundër PKK-së.
Brenda vendit u zhvilluan operacione në zonat rurale të Tuncelisë dhe Hakkarit, kurse përtej kufiri u zhvillu operacion në rajonin e Kandilit në Irakun e Veriut.
Në këto operacione, shpellat, vendstrehimet dhe disa lokalitete me armë, u shkatërruan nëpërmjet avionëve luftarakë turq.
Ndërsa në operacionet në Nusazbin të Mardinit, Yuksekova të Hakkarit, Mutki të Bitlisit, dhe Silopi dhe qendër në Sirnak, u asgjësuan 13 terroristë.
Gjatë operacioneve u sekuestruan edhe shumë municione.