Fillimi LajmeBotaForcat e Armatosura të Turqisë ofensivë ajrore në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë ofensivë ajrore në veri të Irakut

nga Shekulli Agency

Theksohet se si rezultat i zbulimeve në Irakun Verior u ndërmor ofensivë ajrore ndaj objektivave të përcaktuara të organizatës terroriste sepratiste në rajonet Kandil dhe Gara.

avion-turkNga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftohet se me një ofensivë ajrore janë shkatërruar 18 pozicione të organizatës terroriste në rajonin Kandil dhe Gara në veri të Irakut.

Sipas deklaratës së bërë nga Shtabi i Përgjithshëm theksohet se si rezultat i zbulimeve në Irakun Verior u ndërmor ofensivë ajrore ndaj objektivave të përcaktuara të organizatës terroriste separatiste në rajonet Kandil dhe Gara.

Në ofensivën e ndërmarrë gjatë orës 03.20-05.30 kanë marrë pjesë nëntë avionë luftarakë F-16 dhe dy F-4 2020 ku janë qëlluar depot e municioneve, bunkerët dhe strehimoret e organizatës terroriste separatiste.

Ndër të tjera theksohet se avionët luftarakë në 30 të shtëna kanë qëlluar në shenjë 18 objektiva të përcaktuara të organizatës terroriste separatiste duke i shkatërruar ato.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies