“Turp për ne nëse nuk i japim përgjigjen e duhur organizatës terroriste që vret ushtarët, policët, zyrtarët lokalë, kryetarë të bashkive, punonjës të administratës dhe qytetarët”
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në takimin “Projekti Kombëtar Bujqësor” i zhvilluar në Qendrën Popullore të Kongreseve dhe të Kulturës Beştepe në Ankara tha se “Deri më tani nuk kemi lënë dhe nuk do ta lëmë përtokë gjakun e dëshmorëve. Tashmë i ka tejkaluar dimensionet e saj që çështja të diskutohet, ta lëmë apo jo. Do të japim një përgjigje të atillë ndaj çdo sulmi të kryer kundër Turqisë dhe popullit turk dhe ndaj çdo tentative tradhtare, që askush jo vetëm të kryejë tentativë për grusht shteti, por as të mos e mendojë një gjë të tillë”.
“Turp për ne nëse nuk i japim përgjigjen e duhur organizatës terroriste që vret ushtarët, policët, zyrtarët lokalë, kryetarë të bashkive, punonjës të administratës dhe qytetarët, si dhe ndaj të gjithë atyre që ndihmojnë terroristët dhe ofrojnë mbështetje ndaj tyre”, ka theksuar në fjalën e tij Presidenti Erdoğan.
Duke vënë në dukje se janë në dijeni që pas çdo organizate terroriste qëndrojnë forca të ndryshme, Erdoğan tha se “Sigurisht që ata që bëjnë këto plane mbi tryeza ata ngaqë nuk e njohin popullin tonë, nuk mund ta kuptojnë pse po dështojnë në planet e tyre në Turqi, teksa në vende të tjera funksionojnë perfekt. Ata nuk e dinë se ky popull është një popull i shenjtë, është një popull i lartësuar”.
“Të kemi durim deri në fund të vitit dhe më pas ti drejtohemi popullit”
Ndërsa në lidhje me negociatat për anëtarësimin në BE, Erdoğan është shprehur se “Ngrihen e i drejtohen Turqisë se ‘Mund të ndalohen negociatat në lidhje me Bashkimin Evropian’. Keni mbetur vonë, jepni menjëherë vendimin tuaj. Këtu ndodhen të pranishëm kryeministri dhe ministrat. Edhe unë si president shprehem që të bëjmë durim deri në fund të vitit dhe më pas ti drejtohemi popullit”.
“Ndaj akteve terroriste nuk ka as tolerimin më të vogël”
Në lidhje me masat kundër terroristëve Erdoğan ka theksuar se “Në konceptin tonë të ri të sigurisë nuk ka as tolerancën, hezitimin më të vogël ndaj asnjë akti të PKK-së apo të ndonjë organizate tjetër terroriste. Përkundrazi në një situatë të tillë, në kuadër të ligjit do të japim ndëshkimin e merituar për të gjithë elementët e saj dhe për këdo që ofron ndihmë ndaj tyre.”
“Ej Perëndim fati i këtij populli nuk është në dorën tuaj”
Duke përdorur shprehjet se “Perëndimi thotë se ‘nuk duhet dënimi me vdekje, përse po e diskutoni këtë’, dhe duke u shprehur se fati i këtij populli nuk është në dorën e Perëndimit, Erdoğan ka shtuar se “Kjo gjë është e pranishme në shumë prej vendeve të botës. Ti kush je? Kryetari i parlamentit atje? Që kur e ke marrë autoritetin për të vendosur në emër të Turqisë. Si mund të vendosësh ti apo ju që nuk e pranoni Turqinë që prej 53 vitesh, ku ti ende nuk ke mundur ta njohësh Turqinë. Këto skema që po veproni ju nuk janë në emër të popullit, sepse ky popull i kryen vetë punët e tij”.
“Ju më parë mbani premtimet që keni dhënë. Ju më parë pastroni përfaqësuesit e organizatave terroriste nga Parlamenti Evropian, brenda apo jashtë këtyre ndërtesave. Çështja nuk mbaron vetëm duke e shpallur PKK-në organizatë terroriste, fillimisht duhet të pastroni njëherë këto dhe t’ju shikojmë. Aktualisht në çdo anë të Gjermanisë, Francës, Suedisë, Holandës qarkullojnë lirshëm agjentët e organizatës terroriste”, është shprehur ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti Erdoğan.
Ndërsa duke folur edhe për deklaratat e presidentit të PE-së Martin Schulz, Erdoğan ka theksuar se “E kuptojmë se dikush me mendjen e tij kërkon të shtojë vështirësitë në këtë pozitë gjeografike. As të mos kursehen aspak. Me pasjellshmëri shprehet ‘do të vendosim sanksione‘. Ke mbetur vonë, vonë. Edhe ne në përgjigje të këtij sulmi po i shtypim dhe do ti shtypim kokën të gjithë tradhtareve, që përdoren si mashë dhe objekt”.