Fillimi EkonomiZeybekçi: Turqia është e fuqishme nga aspekti ekonomik

Zeybekçi: Turqia është e fuqishme nga aspekti ekonomik

nga Shekulli Agency

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi deklaroi se Turqisë nuk mund ti vendoset asnjë kurth nga aspekti i ekonomisë.

zeybekci-87666Ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi deklaroi se Turqisë nuk mund ti vendoset asnjë kurth nga aspekti i ekonomisë.

Në fjalimin e tij të mbajtur në Denizli, Ministri Zeybekçi tha se ky realitet u vë në pah edhe njëherë pas tentativës së grusht shteti të ndërmarr nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) më 15 korrik.

“Forcat e errëta duke luajtur çdo lloj loje me ekonominë, ata bënë dhe do të vazhdojnë të bëjnë çdo lloj tradhtie”, tha Zeybekçi, ndërsa shtoi se “15 korriku ka qenë një tentativë për pushtim. Ka qenë fushata e fundit e kryqëzatës. Mirëpo a do të marr fund me kaq? Natyrisht se jo. Do të ndryshoj vetëm formën”.

Ministri i Ekonomisë ndër të tjera u shpreh se “Dihen ata që shpikën DAESH-in. Ata të cilët gjatë gjithë historisë shkaktuan dëme më të mëdha islamit nxorën në skenë këtë organizatë tradhtare. Tani kjo organizatë e shpikur mbushi afatin e saj dhe tani do ta dëbojnë me organizata tjera si PKK, PYD/YPG. Më pas këto organizata do ti shpall hero dhe do tu japin territore. Ky është plani i tyre”.

Duke theksuar se Turqia, e cila synon rritjen ekonomike dhe stabilitetin, është vigjilente ndaj këtyre lloj kurtheve, Zeybekçi tha: “Këto forca të errëta ta dinë një gjë, sikur ti ndodhte ndonjë gjë ekonomisë turke, ajo do të duhej të shkatërrohej më 16, 17, 18 korrik. Por, ekonomia turke qëndron fuqishëm në këmbë. Sikur të shihnin këtë, sikur të kishin vetëm pak mend, ata do të hiqnin dorë nga skenaret e tilla të fatkeqësisë për këtë vend”.

Në fund Zeybekçi shtoi se “Të jesh qytetar i Turqisë, të jesh pjesëtarë i këtij populli të shenjtë turk, ka koston e tij. E kjo do të thotë më shumë punë”.

/trtshqip/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies