Presidenti turk theksoi se para ardhjes së drejtorit të detyrueshëm në gazetën ditore “Zaman”, nga ndërtesa janë larguar pjesa më e madhe e materialeve dhe arkivit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan të premten gjatë një fjalimi në Burdur, në jugperëndim të Turqisë, tha se “motrat tona me shami, apo pa shami janë keqpërdorur gjatë mbërritjes së policisë” para ndërtesës të përditshmes “Zaman”.
“Imagjinoni, vjen policia, dhe ata priten nga gratë si një lloj barriere. Në të njëjtën mënyrë motra tona, si me shami, si ato pa shami janë keqpërdorur në zgjedhjet e kaluara për të mbështetur PKK-në”, tha Erdogan në Burdur.
Presidenti turk theksoi se para ardhjes së drejtorit të detyrueshëm në gazetën ditore “Zaman”, nga ndërtesa janë larguar pjesa më e madhe e materialeve dhe arkivit, “që nënkupton se struktuarat kriminale ishin në dijeni për bastisje të mundshme, para nisjes së policisë”.
Prokurori i shtetit Hadi Salihoglu në lidhje me ngjarjet e fundit para ndërtesës së gazetës “Zaman”, pasi që kontrollin mbi të e mori pushteti, deklaroi se nuk ka prova se forcat e xhandarmërisë kanë përdorur forcë të tepruar.
“Forcat e xhandarmërisë në rrugë para ndërtesës fillimisht kanë paralajmëruar turmën për t’u shpërndarë. Pasi të tubuarit nuk respektuan paralajmërimet, xhandarmëria ka përdorur forcë proporcionale dhe ujë për të shpërndarë turmën. Me këtë rast disa njerëz, duke u përpjekur për të shpëtuar, janë rrëzuar duke marrë lëndime të lehta. Nuk ka asnjë dëshmi se forcat e xhandarmërisë kanë përdorur forcë të tepruar apo kanë shkaktuar dhunë”, tha Salihoglu.
Ai shtoi se udhëheqësit e gazetës “Zaman”, duke e ditur se kontrollin e gazetës do ta marrë qeveria turke, u bëri thirrje grave të moshuara dhe të mbuluar që të tubohen para godinës së gazetës në Stamboll.
Para godinës ku ndodhet redaksia e gazetës të premten dhe të shtunën ishin mbledhur disa protestues.
Një gjykatë e Stambollit më 4 mars urdhëroi drejtor të detyruar në gazetën e përditshme “Zaman”, e cila është e lidhur me lëvizjen e Fetullah Gulenit. Gazeta në fjalë vihet në lidhje me rastin e “strukturave paralele”, organizatën terroriste FETO apo lëvizjes së njohur si Hizmet, të udhëhequr nga Gulen.