Fillimi LajmeBotaErdogan kritikon Evropën për refugjatët

Erdogan kritikon Evropën për refugjatët

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan) ka kritikuar ashpër Evropën për shkak të refuzimit të refugjatëve në ditën e parë që emigrantët i janë rikthyer Turqisë nga Greqia.

taip-erdoganNë fjalën që mbajti në një aktivitet organizuar në Ankara, Erdoan e kritikoi Evropën për “mospranimin e këtyre njerëzve në vendet e saj” duke ndërtuar gardhe me tela në kufi.

“A i kthyem ne prapa sirianët? Jo, ne nuk i kthyem, por i kthyen ata”, u shpreh Presidenti turk duke sqaruar se Turqia ka shpëtuar deri tani 100 mijë emigrantë në Detin Egje dhe për refugjatët sirianë ka harxhuar 10 miliardë dollarë.

Të hënën Greqia filloi rikthimin në Turqi të emigrantëve (të vërtetuar që kishin mbërritur në Greqi përmes Turqisë) në bazë të marrëveshjes së BE-së për luftën me emigracionin e jashtëligjshëm.

/TRT/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies