Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) morën pjesë në inaugurimin e projektit të “Ujit të Jetës” që u vu në jetë në Republikën Turke të Qipros së Veiut.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij në këtë ceremoni në stadiumin Anamur, tha se sot përfundoi projekti, i cili ishte nisur në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.
“Ujin nga Turqia e kemi sjellë në Qipro. Republika Turke e Qipros së Veriut gjysmë shekulli nuk do të ketë problem me ujin e pijshëm, si dhe probleme me ujin për ujitje”, tha Erdogan.
Kurse Kryeministri Ahmet Davutoglu në fjalën e tij tha se Anadolli dhe Republika Turke e Qipros së Veriut, serish lidhen me projektin i cili është i “shenjtë si uji”.
“Ne kemi ngritur një urë të mrekullueshme të ujit. Ne i themi mbarë botës se Turqia dhe Qiproja janë të lidhura në atë mënyrë që kurrë më nuk do të ndahen. Uji i Turqisë do t’i sjellë Qipros prosperitet dhe dinjitet”, tha Davutoglu.
Uji i mbledhur në digën e Alankëprysë (Alanköprü), e cila është ndërtuar në përroin e Dragonit në provincën Anamur të Mersinit në Turqi, do të dërgohet në Vatanin e Vogël (Qiproja turke) nëpërmjet një tubacioni 80 kilometra i gjatë që është shtruar në det.
Ky është projekti i parë i këtij lloji në botë, ndërkohë që në rajon ka mbërritur edhe sasia e parë e ujit provë.
Projekti do të sigurojë mundësinë për një bujqësi të shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 100 mijë hektarë në provincën Anamur, po ashtu do ti japë jetë banorit dhe tokës së Qipros.
Projekti i parë i tillë i zbatuar në botë, kushtoi 1 miliardë e 600 milion lira turke.
Rajoni i parë ku do të rrjedhë uji është Kryeqyteti Lefkosha./TRT/