“Projekti i Shekullit”, kështu njihet projekti gjigand i cili me anë të një tubacioni që kalon përmes detit pritet të dërgojë rreth 75 milionë metër kub ujë nga Turqia drejt Qipros Turke
“Projekti i Shekullit”, kështu njihet projekti gjigand i cili me anë të një tubacioni që kalon përmes detit pritet të dërgojë rreth 75 milionë metër kub ujë nga Turqia drejt Qipros Turke. Ky projekt pritet të përmbushë nevojat për ujë të këtij ishulli për afro 50 vite, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas një urdhëri të dhënë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tqayyip Erdoğan për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të porblemit të ujit në Qipro, Drejtoria e Menaxhimit të Ujrave në Republikën e Turqisë ndërmori një projekt të titulluar “përmbushja e nevojave të ujit për Qipron”. Ky projekt do të mundëojë dërgimin e ujit të mbledhur në digën Alaköprü drejt digës të ndërtuar në afërsi të Gime-s. Në bazë të këtij projekti ujin nga Turqia përmes detit të Egjeut do ta transportojë një tubacion gjigand i cili kalon rreth 250 metra poshtë ujit, i ndërtuar me një sistem varjeje.
Ndërkohë që dy digat, ajo në Turqi, Alaköprü dhe ajo në Qipro e Geçitköy përfunduan së ndërtuari në vitin 2014. Ndërsa ndërtimi i tubacionit në det përfundoi më 7 gusht të këtij viti.
Ky megaprojekt pritet të lançohet sot me praninë e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministrin e vendit, Ahmet Davutoğlu dhe Ministri për Menaxhimin e Ujrave dhe Pyejeve, Veysel Eroğlu.
Në projektin për përmbushjen e nevojave të ujit për Qipron rreth 80 kilometra kalim ujorë një tubacion me diametër njëmijë e 600 mm do të kalojë 250 metra në thellësi të detit dhe tendosur me anë të një sistemi me varje.
Ky është sistemi i parë i ndërtuar në këtë mënyrë në botë. Ndërkohë që uji i parë rrodhi më 24 shtatorë drejt digës në Qipron Turke.
– Drejt Qipros do të rrjedhin 75 milionë metër kub ujë-
Rreth 75 milionë metër kub ujë i cili është grumbulluar në digën e Alaköprü në Turqi do të kalojë përmes sistemit të tubacionit përgjatë detit Egje dhe do të mblidhet në digën e ndërtuar në Qipro. Tubacioni ka një gjatësi rreth 107 kilometra ku 80 prej tyre janë në detë dhe 24 kilometra në pjesën e Turqisë.
Ndërkohë 38 miionë metër kub nga uji i dërguar pritet të përdoret si ujë i pijshëm, ndërsa 37 milionë metër kub ujë pritet të përdoret për vaditje.
Në këtë mënyrë Turqia me anë të këtij megaprojekti pritet të përmbushë nevojat për afro 50 vite të ujit të pijshëm për Qipron .
– Qipro “shpirti jonë”-
Në një deklaratë në lidhje me këtë projekt ministri Eroğlu tha se projekti është i pari në botë dhe se ky projekt ishte një nevojë e madhe për Qipron.
Në vazhdim të fjalës së tij Eroğlu tha: “Qipro është një ishull në mes të ujit, por ka mbetur gjithmonë i etur për ujë. Qipro ka një tokë shumë pjellore, por për shkak të mungesës së ujit për vaditje gjithmonë ka pas probleme të mëdha. Falenderoj Allahun që na zgjodhi ne si zgjidhës të këtij problemi dhe realizimit të kësaj ëndrre. Qipro është shqpirti jonë. Në po bëjmë çdo gjë që mundemi për të”./AA/