Fillimi LajmeBotaEgjipti reagon ndaj teorisë së CNN-it për “pilotin vetëvrasës”

Egjipti reagon ndaj teorisë së CNN-it për “pilotin vetëvrasës”

nga Shekulli Agency

Të enjten në mëngjes avioni me 66 pasagjerë dhe ekuipazhin në fluturimin nga Parisi për në Kajro u zhduk në lindje të Mesdheut

egypt-air-Autoritetet egjiptiane kanë mohuar ashpër një raport të kanalit informativ amerikan CNN të enjten i cili tregon se rrëzimi i avionit të pasagjerëve EgyptAir në lindje të Detit Mesdhe është shkaktuar nga “piloti vetëvrasës”.

“Insinuata e tillë e CNN-it se tragjedinë e avionit MS804 e ka shkaktuar piloti vetëvrasës është ofenduese përderisa familjarët e viktimave ende janë në zi”, shkroi të shtunën në Twitter Ahmed Abu Zeid, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit.

Të enjten në mëngjes avioni i EgyptAir me 66 pasagjerë dhe ekuipazhin në fluturimin nga Parisi për në Kajro u zhduk në lindje të Mesdheut, pas hyrjes në hapësirën ajrore egjiptiane.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies