Fillimi EkonomiPlakja e popullsisë në Evropë, fuqia ekonomike shihet te refugjatët

Plakja e popullsisë në Evropë, fuqia ekonomike shihet te refugjatët

nga Shekulli Agency

Në Itali, Greqi, Gjermani, Bullgari, Portugali dhe Finlandë, më shumë se një e pesta e popullsisë është mbi 65 vjeç

-imigracionPërkundër raporteve të institucioneve ndërkombëtare dhe vërejtjeve nga zyrtarët e lartë që kishin parashikuar se refugjatët mund të nxisin ekonominë e Evropës, zyrtarët duken të kujdesshëm sa i përket përfitimit nga kjo valë e energjisë së freskët.

Kështu, azilkërkuesit, ku rreth 80 përqind e tyre janë nën moshën 35 vjeç, nuk kanë hasur në mikpritje të ngrohtë në kontinentin evropian, i cili ka popullsinë më të vjetër në botë.

Sipas paralajmërimeve të ekspertëve për rëndësinë e dhënies së azilit atyre që posedojnë cilësi të caktuara, vendet evropiane duket se këtë inciativë janë duke e ruajtur si të drejtë ekskluzive se kujt duhet t’ia japin këtë të drejtë.

Vitaliteti i Evropës ka nevojë për shtytje të freskëta. Azilkërkuesit shihen si potencial për rimëkëmbjen e krizës së vitit 2008, thonë raportet dhe zyrtarët.

“Vala e madhe e refugjatëve është një sfidë për rritje të potencialit. Me politika të duhura, ky burim i pasur i kapitalit njerëzor mund të shfrytëzohet dhe të gjithë mund të përfitojnë nga kjo”, pati deklaruar në janar drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde, duke u bërë thirrje vendeve që ti shohin refugjatët si investim dhe jo si barrë.

Vitin e kaluar Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) lëshoi një raport në të cilin sugjeronte se ndikimin i refugjatëve në ekonomi është minimal dhe madje edhe pozitiv në disa raste.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies