Fillimi LajmeBotaArrihet armëpushimi në lindje të Halepit

Arrihet armëpushimi në lindje të Halepit

nga Shekulli Agency

Arrihet armëpushimi mes grupeve të armatosura opozitare në lindje të qytetit Halep të Sirisë dhe forcave të regjimit nën udhëheqjen e Rusisë. Me armëpushimin në etapën e parë parashikohet evakuimi në mënyrë të sigurtë i civilëve nën rrethim.

Sipas informacioneve që AA-ja ka marrë nga grupet e armatosura opozitare në lindje të Halepit, mësohet se në bisedimet e nisura me Rusinë në orët e drekës dhe të cilat kanë përfunduar rreth orës 19.00 është arritur dakordësimi për evakuimin në mënyrë të sigurtë të personave që gjenden në rajon nën rrethim.

Sipas dakordësimit në etapën e parë do ti jipet përparësi nxjerrjes në perëndim të Halepit të civilëve të bllokuar në rajon. Me këtë qëllim bëhet e ditur se në rajon janë dërguar autobusët që do të transportojnë civilët.

Ndërsa në etapën e dytë të dakordësimit mes palëve parashikohet gjithashtu edhe evakuimi në mënyrë të sigurtë i opozitarëve të armatosur në lindje të qendrës së qytetit. Mësohet ndër të tjera se një pjesë e madhe e grupeve opozitare kanë pranuar të largohen nga qyteti.

Armëpushimi në lindje të Halepit u arrit me ndërmjetësimin e Turqisë

Në dakordësimin e arritjes së armëpushimit dhe evakuimit të arritur mes opozitarëve dhe forcave të regjimit nën udhëheqjen e Rusisë në lindje të Halepit theksohet se ka ndërmjetësuar Turqia.

Zyrtarë të shërbimeve inteligjente të Turqisë të cilët i kanë dhënë informacione AA-së kanë njoftuar se kanë arritur në rezultat pas një pune intensive ndërmjetësimi mes palëve për evakuimin në mënyrë të sigurtë të dhjetëra mijëra civilëve të bllokuar nën rrethimin e forcave të regjimit në Halep si dhe për largimin e grupeve opozitare të armatosura.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon tha: “E kuptojmë se nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë për evakuimin në Halep po vazhdojnë negociatat mes palëve. Ne i mbështesim këto përpjekje”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies