Organizata Joqeverirtare “Fronti për Mbrojtjen e Demonstruesve në Egjipt” ka njoftuar se autoritetet e Egjiptit kanë arrestuar të premten 110 persona të cilët kishin shprehur revoltën e tyre kundër vendimit të fundit të Kajros zyrtare që të heqë dorë nga dy ishuj në Detin e Kuq, për t’ia kaluar në administrim Arabisë Saudite.
Në njoftimin e OJQ-së, theksohet se 110 persona, përfshirë avokatë janë arrestuar gjatë demonstrative në tetë provinca të ndryshme të vendit, ndërkohë që burime brenda policisë kanë pohuar për të përditshmen Al-Ahram se forcat e sigurisë kanë arrestuar rreth 100 persona.