Fillimi LajmeBorrell: COVID-19 është një krizë globale e paprecedentë

Borrell: COVID-19 është një krizë globale e paprecedentë

nga Shekulli Agency

Përfaqësuesi i Lartë i Marrëdhënieve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë të Bashkimit Evropian (BE) dhe nënkryetari i Komisionit të BE-së, Josep Borrell, lidhur me koronavirusin e ri (COVID-19) ka deklaruar se është një krizë globale e paprecedentë.

Pas takimit joformal të ministrave të jashtëm të BE-së përmes një video-konference, Borrell për gazetarët tha se temat kryesore të mbledhjes ishin virusi COVID-19, Turqia, Siria dhe Libia.

Ai tha se vazhdojnë kontaktet mes shërbimit të BE-së për marrëdhënie të jashtme dhe Ministrisë së Jashtme të Turqisë rreth krizës së migrimit, duke shtuar se këtë javë Këshillit të BE-së do t’i paraqitet një raport.

Në lidhje me Libinë, Borrell tha kanë bërë një përparim, por se ende nuk është arritur marrëveshje mes shteteve anëtare rreth misionit të ri detar.

Ai potencoi se në këtë drejtim problemi është se në cilat shtete do të vendosen refugjatët që shpëtohen në det.

“COVID-19 është një krizë globale e paprecentë. Është e rëndësishme që të arrihet bashkëpunim ndërkombëtar”, u shpreh Borrell lidhur me virusin.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies