Fillimi LajmeBoris Johnson rezulton pozitiv ndaj COVID-19

Boris Johnson rezulton pozitiv ndaj COVID-19

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson njoftoi se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19).

Johnson, lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një video-mesazhi nga llogaria e tij në Twitter, duke treguar se në 24 orët e fundit ka shfaqur simptoma të lehta, pas së cilës është bërë testimi dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai tha se është vetkarantinuar, duke shtuar se punët e qeverisë do t’i bëjë nëpërmjet video-konferencës.

Ditë më parë edhe Princi i Kurorës, Charles rezultoi pozitiv ndaj COVID-19.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies