Fillimi LajmeBasha me 50 demokratë në spital, anulohen takimet elektorale

Basha me 50 demokratë në spital, anulohen takimet elektorale

nga Shekulli Agency

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka anuluar takimet e parashikuara për ditën e sotme në Roskovec dhe Divjakë, për shkak të prekjes nga dukuria e mistershme e lotimit të syve.

Kreu i PD-së e ka kaluar natën në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore, pasi është larguar nga bulevardi, ku PD fushatën elektorale.

Edhe Basha ashtu si dhe disa qytetarë të tjerë që kanë qenë të pranishëm në hapjen e fushatës elektorale, janë prekur nga një simptomë e çuditshme e cila deri tani ka mbetur mister, se nga çfarë mund të jetë shkaktuar kjo simptomë e social shoqërohet me lotim, skuqje dhe ënjtje të syve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies