Fillimi LajmeBasha bën thirrje për federalizmin e Maqedonisë

Basha bën thirrje për federalizmin e Maqedonisë

nga Shekulli Agency

lulzim-basha

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje partive opozitare shqiptare në Maqedoni për tu unifikuar.

“Ngjarjet dhe zhvillimet në Maqedoni po i përcjellim me shumë vëmendje, prandaj u bëjmë thirrje që Opozita shqiptare në Maqedoni, demokratët e vërtetë, partitë e djathta atje, duhet të bashkohen sa më shpejtë për të ndryshuar gjendjen politike të shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe çdo shqiptarë që ka synim avancimin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni duhet t’i bashkohet nismës për federalizimin e Maqedonisë”, deklaroi Basha pas një takimi me përfaqësues Diasporës Shqiptare për Maqedoni.

Ai theksoi se, PD-ja shumë shpejtë do të luaj një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces, krahas gabimeve që po i bënë në qasje politika e Edi Ramës për shqiptarët e Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ditë më parë, edhe ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Federalizimi i Maqedonisë është mundësia e vetme për zgjidhjen e krizës ndëretnike në Maqedoni.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies