Fillimi LajmeBallkaniMustafa-opozitës: Kthehuni të dialogojmë në Kuvend

Mustafa-opozitës: Kthehuni të dialogojmë në Kuvend

nga Shekulli Agency

thaci-mustafa-46353Kryeministri i vendit Isa Mustafa i ka bërë sërish thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend për të dialoguar për problemet që i preokupojnë.
Ai në mbledhjen e qeverisë tha se subjekte të veçanta opozitare, duhet të heqin dorë nga dhuna dhe diskursi i cili mbjell urrejtje.

“Interesi i vendit është që ne të punojmë, që të përmirësojmë jetën e qytetarëve. Duhet të heqin dorë nga dhuna dhe sulmet ndaj objekteve dhe policisë. Qeveria është e përkushtuar që të realizojë programin qeverisës që është zhvillimi ekonomik, tërheqja e investimeve të huaja, forcimi i shtetit ligjor dhe integrimet euroatlantike. Për t’i realizuar të gjitha këto në emër të Qeverisëi bëjë thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend të dialogojmë”, tha Mustafa.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies